Abuzimi seksual është një nga përvojat më të dhimbshme dhe të frikshme, sidomos kur ndodh gjatë periudhës së fëmijërisë.
Pasojat e kësaj ngjarjeje janë afatgjata dhe lidhen me probleme të shëndetit mendor, vijueshmërinë akademike, probleme fizike, dëmtime të marrëdhënieve sociale apo probleme me të kuptuarin e vetes dhe ndjenja pasigurie.
Ne Shqipëri për shkak të normave gjinore dhe tabuve kulturore, abuzimet seksuale të cilat ndodhin në mënyrë sistematike, mbeten të paraportuara. Stigmatizimi i fëmijëve të cilët janë të mbijetuar të abuzimit seksual ndikon në hezitimin e profesionistëve, prindërve dhe vetë fëmijëve për ta raportuar fenomenin.
Për këtë arsye, YWCA of Albania në bashkëpunim me GAF kërkojnë mbështetje dhe donacione për të punuar në shkolla me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit, edukimin e vazhdueshëm dhe parandalimin e abuzimit seksual.
Projekti do të përfshijë:
- Punë me studentë, mësues, prindër dhe staf psikosocial për të diskutuar mite dhe fakte në lidhje me abuzimin seksual të fëmijëve dhe ngacmimet,
- Mësimi i strategjive të parandalimit dhe aftësive të vetëmbrojtjes për fëmijët dhe të rinjtë
- Sigurimi i mbështetjes psikologjike për viktimat e dhunës seksuale
- Përgatitja e materialeve të leximit për grupe të moshave të ndryshme paralelisht me një fushatë intensive në internet për të rritur ndërgjegjësimin
Kontributi i gjithesecilit prej jush është i rëndësishëm! Ji një zë i fuqishëm! Bëj diferencën! Mbështet për buzëqeshjen e çdo fëmije!
Nëse keni ndonjë pyetje mund të na shkruani në facebook ose me email në [email protected] ose Facebook.
Bashkohu me ne!
Linku i organizatës:http://www.ywca-albania.al/