World Vision në Shqipëri dhe Kosovë
Terapia për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara në Lezhe

Home » World Vision në Shqipëri dhe KosovëTerapia për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara në Lezhe

Një në 10 fëmijë në Shqipëri vuan nga të paktën një aftësi e kufizuar dhe 92% e tyre nuk mund të marrin shërbimet bazë që kanë nevojë.

Si i ndihmon World Vision këta fëmijë me aftësi të kufizuara?

Që nga viti 2017, ne kemi ofruar më shumë se 14,000 seanca terapie për 200 fëmijë me aftësi të kufizuara në 5 zona të ndryshme të vendit.

Ekipi i ekspertëve të programit,i përbërë nga një fizioterapist, një logoped, një punonjës social dhe një psikolog që udhëtojnë çdo ditë në zonat e thella të vendit për të vizituar fëmijët me aftësi të kufizuara në shtëpitë e tyre dhe për t’u siguruar atyre terapi të specializuara sipas nevojës.

Nëpërmjet kësaj fushate ne synojmë të ngremë fonde për shërbime të specializuara në Lezhë që do të ofrojnë 3 muaj terapi për 40 fëmijë me aftësi të kufizuara. Ekipi i specialistëve do të ofrojë 1-2 seanca terapie në javë për fëmijët, sipas diagnozës së tyre.

Terapia i ndihmon fëmijët të zhvillohen, të hedhin hapat e tyre të parë, të artikulojnë fjalët e tyre të para, të mësojnë ngjyrat dhe të zhvillojnë aftësitë shoqërore. 

Ndërkohë edhe prindërit do të marrin mbështetje dhe këshillim psikosocial për të ndihmuar fëmijët e tyre të përparojnë. Ju lutemi na ndihmoni për të arritur këtë qëllim në Lezhë përmes donacionit tuaj.

Për çdo pyetje apo paqartësi na shkruani në Facebook apo email: [email protected]  

*Programi në Lezhë zbatohet në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë nëpërmjet Fondit Social të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe World Vision Albania.

Linku i organizatës:http://www.worldvision.al/